Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt i tha DW se shumë njerëz kanë frikë nga transferimi i luftës në Ballkanin Perëndimor.
“Unë shoh potencialin për të krijuar vatra krizash përmes lajmeve të rreme dhe metodave të tjera që mund të destabilizojnë vendet e rajonit, veçanërisht Bosnjë dhe Hercegovinën. Dhe kjo më shkakton shumë shqetësim. Në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe veçanërisht në Sarajevë, njerëzit kanë përjetuar se çfarë do të thotë të jetosh nën rrethim për tre vjet, të jetosh në kushte lufte brutale dhe konflikte brutale. Dhe askush, pavarësisht se cilit grup etnik i përket, nuk ka interes që ta përjetojë më”.
Schmidt ka besim të madh se komuniteti ndërkombëtar dhe Evropa mund ta parandalojnë një tensionim të situatës.
“Ky është në fakt thelbi i detyrës sonë, t’i japim këtij vendi mundësinë të zhvillohet në mënyrë të pavarur. Ne kemi nevojë për përparim të dukshëm në shtetet e rajonit ku, sundimi i ligjit është ende i brishtë”.
Ai vlerëson faktin se amerikanët sërish po ndihen përgjegjës për rajonin.
“Falë Zotit që nuk ka më diskutim në SHBA për shkëmbimin e territoreve në të kundërt punohet për qetësimin e situatës në rajon. Me mbështetjen amerikane duhet të arrijmë një orientim të qartë në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Scmidt ka besim se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që zgjedhjet në Bosnje-Hercegovinë dhe që kjo federatë të shpërbëhet./Klan News/