LajmeRajon

Kurti sot takohet me shefin e NATO-s, Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të mërkurën (sot) në Bruksel do të zhvillojë takime ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi me Vuçiqin do të nisë nga ora 15:30, derisa me Kurtin nga ora 17:00. Pas çdo takimi është paralajmëruar konferencë për media.

“Sekretari i përgjithshëm dhe z. Kurti do të mbajnë konferencë të përbashkët në selinë e NATO-s pas takimit të tyre”, është paralajmëruar në faqen zyrtare të aleancës.

Në faqen zyrtare të NATO-s, sërish Albin Kurtit nuk i është drejtuar si kryeministër i Kosovës. Në paralajmërimin e takimit është thënë se “Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takohet me z. Albin Kurti nga Kosova”, ndërkohë në paralajmërimin e takimit me presidentin serb Vuçiq, është thënë “Sekretari i NATO-s takohet me Presidentin e Republikës së Serbisë”.

Takimet do të zhvillohen në selinë e NATO-s, ndërsa vinë pas tensionve në veri më 31 korrik, ku ishin vendosur barrikada për të kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me dokumente për hyrje-dalje dhe po ashtu vendimit për targa.

Qeveria e Kosovës e shtyu vendimin deri më 1 shtator, pas kërkesës nga SHBA-ja dhe aleatët ndërkombëtarë.

Takimi me Stoltenbergun vjen një ditë para se Kurti e Vuçiq të zhvillojnë takim në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Kurti e Vuçiq do të priten nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi do të nisë të enjten nga ora 10:30, ndërsa është thënë se do të fokusohet për rrugën para në dialog dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

“Do t’i adresohet çështjeve aktuale dhe ka synim të zbusë tensionet aktuale në terren. Përfaqësuesi i Lartë do të mbajë edhe takime të ndara me secilin lider”, është thënë nga BE-ja.

© KOHA. 

Show More

Related Articles

Back to top button