LajmeMaqedoni

E rrëmbeu foshnjën nga Qendra Tregtare në Shkup, kapet nga policia në Gjorçe Petrov

Policët nga Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, informojnë se dje kanë privuar nga liria personin me iniciale S.S. nga Shkupi, pak pasi kanë marrë denoncimin rreth orës 11:30 se ka rrëmbyer një foshnje nga personi me iniciale G.M., i cili, sipas raportit, e ka lënë foshnjën para një marketi në Qendrën Tregtare të qytetit në Shkup.

Fëmija dhe S.S. janë gjetur në zonën e Gjorçe Petrovit dhe S.S. është ndaluar në komisariat.

Siç informon MPB-ja, menjëherë pas pranimit të kallëzimit janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet e duhura nga zyrtarët policorë dhe është njoftuar prokurori publik.

Është zhvilluar një bisedë me familjarët e foshnjës, si dhe me drejtuesin e mjetit taksi me të cilin S.S. u nis për në Gjorçe Petrov.

Kundër S.S. është ngritur kallëzim penal i cili do t’i dorëzohet prokurorisë kompetente dhe pas procedurës së shpejtë do t’i paraqitet gjykatësit kompetent.

Show More

Related Articles

Back to top button