LajmeMaqedoni

ASH: Tetova me më pak çerdhe, fëmijët dhe nënat tetovare diskriminohen

Kandidatët e Aleancës për Shqiptarët që garojnë për Këshillin Komunal të Tetovës, kanë ngritur sot shqetësimin për numrin e vogël të çerdheve në Tetovë. Kandidatja Arlinda Aliti në një konferencë për media tha se fëmijët tetovarë diskriminohen që në hapat e parë, ndërsa nënat nuk mund të punojnë.

”Komuna e Tetovës është ndër komunat me numër më të vogël të çerdheve, me kapacitet të pamjaftueshëm për kujdesin e fëmijëve në moshën parashkollore. Kjo gjendje paraqet problem të madh jo vetëm për fëmijët të cilëve u mohohet një e drejtë që nga hapat e parë të jetës, por edhe për prindërit dhe familjet tetovare. Për pasojë, shumë gra, nëna të reja nuk mund të punësohen pasi që duhet vetë të kujdesen për fëmijët, e të mos flasim për zhvillimin e tyre në karierë. Më të anashkaluara në këtë sferë janë zonat periferike, si dhe fshatrat e malësisë së Tetovës të cilat janë anashkaluar krejtësisht, si nga pushteti lokal ashtu dhe nga pushteti qëndror” thuhet në deklaratën e ASH-së Tetovë.

Show More

Related Articles

Back to top button