LajmeRajon

Sherr mes shqiptarësh në qendër të qytetit grek, një i arrestuar

Një sherr banal me grushte dhe me shkelma ka ndodhur mes shqiptarësh në qendrën e një qyteti në Kretë.

Për pasojë ka rënë në prangat e policisë njëri nga shqiptarët e përfshirë në konflikt, i cili rezultoi se qëndronte në Greqi në mënyrë ilegale.

I arrestuari nuk ka dhënë asnjë informacion mbi identitetin e personave me të cilët u konfliktua, ndërsa shkaku i sherrit mbetet ende i paditur.

Ndërkohë janë vënë në kërkim shqiptarët e tjerë të përfshirë në sherr./abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button