LajmeRajon

“S’ka progres, Kurti po refuzon gjithçka”: Blici serb flet me burime nga Brukseli

Po presim për ditët në vijim. Me këtë fjali, thirret në burim të vetin, mediumi nga Beogradi, Blic.

“Nuk ka progres në dialog sepse Kurti po refuzon gjithçka”, citon tutje këtë burim ky medium serb.

“Nuk ka asnjë progres në Bruksel spese Albin Kurti po refuzon çdo lloj kompromisi”, mëson ky medium, përkthen Periskopi.

Aleksandër Vuçiqi ka ftuar serbët e Kosovës, përfaqësues të tyre, për një takim të dielën në Beograd, raporton Blici.

Sipas raportimit, në këtë takim janë ftuar ‘të gjithë përfaqësuesit politik të serbëve në Kosovë, liderët e Listës serbe, të gjithë kryetarët e komunave, drejtorët e spitaleve, etjerë.

“Nëse kjo ka të bëj me atë se diçka nuk po shkon mirë në Bruksel, do të mësojmë më vonë”, shkruan medium serb, duke u thirrë në burime të veta./Periskopi/

Show More

Related Articles

Back to top button