Interi është në kërkim të një mbrojtësi. Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi ka deklaruar në konferencë se merkato do të konsiderohet e mbyllur kur të afrohet një lojtar për prapavijën.
Sipas Gazetta dello Sport, 2 emra janë në tavolinë.
Manuel Akanji i Dortmund është alternativa më e shtrenjtë. 27 vjeccari do ishte ideal për skemat e Inzaghit dhe nënkampionët e Italisë do bëjnë të pamundurën për transferimin e tij.
Emri i dytë por që kushton më pak ëshët Francesko Acerbi i Lazios. Dritarja e transferimeve ka surpriza dhe nëse gjërat nuk shkojnë sicc duhet, Acerbin mund ta shikojmë në Milano.
(BalkanWeb)