Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup organizon “Ditën e hapur të UKM-së” sot më 19 gusht, në të cilën do të prezantohen programet studimore të fakulteteve, aktivitetet studentore dhe qendrat për karrierë, transmeton Portalb.mk.
Në Ditën e hapur maturantët – studentë të ardhshëm do të mund të vizitojnë fizikisht të gjitha fakultetet e këtij universiteti, nga ora 10 deri në orën 14.
Kjo ngjarje organizohet me qëllim që studentët e ardhshëm të njohin nga afër profesorët dhe studentët dhe të kërkojnë informacion në lidhje me programet studimore, mundësitë e bursimit, por edhe të dëgjojnë përvojat e studentëve aktualë, aktivitetet e tyre dhe përfshirjen në projekte kërkimore, si dhe të mësojnë rreth mundësive të shkëmbimit ndërkombëtar, jetës studentore, praktikave dhe mundësive të karrierës.
“Shëtisni nëpër fakultetet e UKIM-së, njihuni me ambientet e tyre fizike, amfiteatrot, laboratorët. Studioni në Universitetin me traditën më të gjatë në vendin tonë”, thonë nga UKM me rastin e Ditës së Hapur.