LajmeMaqedoni

Bytyqi: Nuk presim të ketë kufizime të energjisë elektrike këtë sezon

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi, shpreh besimin se deri në fund të vitit, por edhe gjatë gjithë sezonit të ngrohjes, nuk duhet të ketë kufizime për energjinë elektrike, përveç nëse, siç thotë ai, ndodh ndonjë gjë e paparashikuar.

Masat e paralajmëruara për kursimin e energjisë elektrike, thekson ai, janë për të ulur presionin në sistemin energjetik, por edhe për të shpenzuar më pak para për këtë burim energjie.

“Kemi llogaritë, e dimë bilancin energjetik, sa energji duhet të prodhohet që të përdoret për tregun e rregulluar, pavarësisht nga tregu i lirë i parregulluar. Familjet dhe konsumatorët e vegjël janë në anën e rregulluar. Me rritjen e prodhimit krahasuar me një vit më parë, kemi besim se deri në fund të vitit, nëse nuk ka ndonjë kolaps, nuk do të ketë kufizime”.

“Për këtë vit do të ketë energji elektrike të mjaftueshme, por ju njoftoj se do të jetë për të gjithë sezonin e ngrohjes, duke përfshirë edhe muajt e parë të vitit të ardhshëm deri në pranverë”, tha Bytyqi.

Show More

Related Articles

Back to top button