KFOR-i ka njoftuar se ka shtuar aktivitetet patrulluese në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak që të reagojë shpejt ndaj të gjitha sfidave të sigurisë.
Kështu ka konfirmuar për portalin “Dukagjini”, zyra për media e KFOR-it.
Po ashtu, KFOR-i ka njoftuar se këto masa janë marrë për të mundësuar të reagojë shpejt ndaj gjitha sfidave të sigurisë.
“Ne duam të sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të intervenojë nëse është nevoja”, është thënë në përgjigjën e zyrës për media të KFOR-it.