GostivarLajme

Gostivar, hapet panairi i biznesit/ Dhjetëra kompani ekspozojnë produktet e tyre

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me kompaninë për marketing dhe menaxhment “Eurostep” nga Shkupi, kanë organizuar panair biznesi në Gostivar. Panairi i cili u hap në palestrën sportive “Rinia” ka bë bashkë 26 biznese të ndryshme vendore të cilat kanë prezentuar ofertën e tyre, prej të cilave 16 ishin nga Gostivari. Në hapjen solemne, nënkryetari i Komunës së Gostivarit, Namik Durmishi, tha se ky panair është një mundësi për të promovuar produktet nga rajoni i Gostivarit dhe për të nxitur zhvillimin e tij.

“Përshëndes të gjithë afaristët pjesëmarrës në këtë panair mesin e të cilëver ka dhe prodhues nga Komuna e Gostivarit dhe kompaninë orgaizatore ‘Eurostep’. Uroj ky eveniment me rëndësi të madhe për komunën tonë të vazhdojë të jetë tradicional dhe të zhvillohet edhe më tepër”, deklaroi nënkryetari i Komunës së Gostivarit, Namik Durmishi.

Shemsa Eshmerieva nga “Eurostep” nënvizoi se ky panair do të mundësoj për kompanitë e Gostivarit që në të ardhmen produketet e tyre t’i plasojnë edhe në tregjet e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

“Na vjen mirë që kompanitë kanë treguar interes të madh që të bashkëpunojnë me ne dhe kemi mundësi të themi që së bashku ta ngrisim rajonin e Gostivarit. Jemi këtu për të ndihmuar rreth plasmanit të produkteve të tyre në Evropë dhe vende tjera që do të kishin treguar ineters për prodhimet e tyre. Dua të falenderojë edhe qytetin e Gostivarit i cili gjatë kësaj kohe neve na ka mbështetur mjaftueshëm dhe për gjithçka që kemi pasur nevojë, ata na kanë dalë në ndihmë”, deklaroi Shemsa Eshmerieva nga “Eurostep”.

Para vizitorëve kompanitë kanë prezentuar asortimentin e produkteve, shërbimeve dhe materialet promovuese. Mesin e tyre ishte edhe kompania e njohur amerikane “Chikago Stone LL.C.”, e cila merret me prodhimin e blloqeve dekorative. Jetmir Iseini, pronar i kësaj kompanie tha se punojnë me makineri dhe eksperiencë amerikane, ndërsa së fundmi kanë zgjeruar kapacitetine tyre prodhues.

“Kemi produkte të ndryshme që na fillimi jonë me punë e për çdo vit vijmë me ofertë të re dhe deshëm sot pikërisht të prezentojmë llojet, modelet e reja dhe është kënaqësi të jemi pjesë e këtij panairi këtu në qytetin tonë. Kemi ndryshime tani në kompani me objektin e ri ku kemi edhe makineri më të fuqishme, jemi zgjeruar sipas nevojave të tregut”, tha Jetmir Iseini, pronarë i kompoanisë “Chikago Stone LL.C.”.

Adem Agai, drejtori i shitjes pranë kompanisë “Almero” e cila merret me prodhimin e dyshekëve dhe krevatëve sqaron se së shpejti kompania do të punësojë edhe 300 persona të rinjë, pasi zgjerohet kapaciteti i tyre prodhues për çka janë në ndërtim e sipër të fabrikës së re në Gostivar.

“Kompania jonë ekziston afërsisht 19 vite në Gostivar dhe ne prodhojmë dyshek dhe krevat dhe tregu ynë më shumë është ai i jashtëm, por edhe në Maqedoni. Momentalisht kemi 75 të punësuar dhe kapasiteti ynë ditor i prodhiumit arrinë 250 dyshekë dhe 50 krevate. Tani e kemi edhe investimin e ri me fabrikën e re prodhuese që e ndërtojmë në Gostivar ku presim të punësohen nga 250 deri në 300 persona dhe kapaciteti i prodhimit në ditë do të jetë 1.500 dyshekë”, deklaron Adem Agai, drejtori i shitjes pranë kompanisë “Almero” në Gostivar.

Programi ekspozues i panairit mbyllet sot në ora 17, ndërsa në mbrëmje është planifikuar të mbahet program argëtues kulturor, ndërsa nesër mbahet forum biznesi në sallën e konferencave në “TEC Mavrova” me fillim nga ora 11:00.

Show More

Related Articles

Back to top button