LajmeSport

Joshua po mundohet ta frikësoj kampionin Usyk pak orë para revanshit

Pak orë para meqit mes Anthony Joshua dhe Oleksander Usyk, boksieri britanik po përpiqet ta frikësoj kundërshtarin, njëherazi edhe kampionin e botës në peshat e rënda boksierin Usyk. “Nuk mund te behësh një boksier që grushton kur rritesh, i tille lind dhe mbetesh përgjithnjë“, u shpreh Joshua

“Te ngresh pesha e te besh sikur je i fortë nuk ka vlera. E gjithë kjo nuk ju bën vërtet një grushtues. Por mund tju ndihmojë të përthithni më shumë ndëshkime. Unë nuk e di se cili është plani që ka Usyk për ketë duel. Unë synoj ne një duel të fortë në ring. Kjo sfidë është edhe një sfide psikologjike, por kjo nuk është në te vërtete forca ime. Forca ime është boksi dhe të shtunën do ta tregoj se jam i forte. Konferenca e shtypit është për gazetaret e fansat, unë flas ne ring dhe aty jam fokusuar’’, tha më tutje boksieri 32-vjeçar./IndeksOnline

Show More

Related Articles

Back to top button