Chelsea është gati të bëjë një lëvizje befasuese. Londinezët kanë nevojë për një qendërmbrojtës dhe sytë i kanë hedhur nga Manchester United.
“Blutë” duan kapitenin e “Djajve të kuq”, Harry Maguire, i kritikuar shumë dhe në marrëveshje janë të gatshëm të përfshijnë një lojtar që i intereson trajnerit Erik Ten Hag.
Chelsea ofron në këmbim sulmuesin anësor, Christian Pulisic, i cili i ka treguar vlerat e tij, por për momentin nuk ka hapësirat që do te londinezët. /abcnews.al/