KATËR TAKIMET E DITËS SË DIEL FILLOJNË NË ORËN 17:00
Kampionati i ri në Ligën e Parë të futbollit vendor vazhdon me ndeshjet e javës së tretë, ku në program janë disa ndeshje mjaftë interesante sidomos takimet në Strumicë dhe Strugë, ku përballen mes veti ekipet që pretendojnë pjesën e epërme të tabelës.
Nënkampioni nga sezoni 2021/2022, ekipi Akademia Pandev, është nikoqire e Shkëndijës. Vendasit në dy takimet e para kanë një disfatë dhe një fitore, ndërsa ekipi kuqezi në dy takimet e para në cilësinë nikoqirit në Strugë ka një fitore dhe një barazim. Portieri i Shkëndijës Kostadin Zahov për takimin në Strumicë, për Klan Maqedoni, shprehet optimist se mund të t’ia dalin.
“Po mendoj se ngadalë kthehemi në atë ritëm, edhe me rezultate edhe fizikisht, të mundimshme e kishim me ndeshjet në Evropë, dhe unë shpresoj në fitore për arsye se e di që do të luajmë një ndeshje të mirë atje, u freskuam disa ditë dhe nuk guxojmë të nënvlerësojmë, në letër janë pak të dobësuar Akademia Pandev, por, me fitoren 0:5 me Rabotniçkin, tregon se janë ende ekip serioze dhe do të duhet të luajmë në nivelin më të lartë” – Kostandin Zahov, portier i KF Shkëndija.
Struga Trim Lum të dielën është nikoqire e Rabotniçkit, kurse në dy ndeshjet tjera të javës së tretë që do të zhvillohen të dielën me fillim në orën 17:00, takohen: Sileksi – Skopje dhe Tikveshi – Bregallnica. FC Shkupi është i lirë. /KlanMacedonia/