Manchester City nuk duan largimin e Bernardo Silvas nga ekipi.
Sipas ‘Daily Star’, Bernardo Silva i është ofruar një kontratë e re nga Manchester City.
Ai mbetet një pjesë kyçe e planeve të Pep Guardiola dhe klubi pritet t`i ofrojnë kushte të reja me kampionët e Premierligës.
Mesfushori portugez është lidhur shumë me Barcelonën këtë verë, por drejtuesit e ‘’Citizens’ e duan në ‘Etihad’.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i Bernardo Silvas, lidhur me të ardhmen e tij.