Kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta paralajmëroi se javën e ardhshme do padisë autoritetin për hapjen e dosjeve për falsifikimin dhe manipulim me qëllim shantazhi kundër tij.
Gjatë një konference për shtyp Meta deklaroi se gjetjet e autoritetit se ai ka bashkëpunuar me ish-sigurimin e shtetit janë të pavërteta dhe synojnë të godasin atë politikisht.
ILIR META
“PARTIA E LIRISE”
“Ne 1 shtator do te padis penalisht autoritetin e dosjeve per shkelje flagrante dhe te vetedijshme te ligjit te dosjeve per falsifikime te dosjes se qytetarit T.T por edhe per manipulim me qellim shantazhi dhe nxjerrje te sekretit. Une jam njohur me dosjen e perndjekjes se qytetarit T.T dhe nuk ka e as nuk mund te kete dosje per Ilir Rexhep Metajn.”
Meta sulmoi ashpër edhe kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili lajmëroi ndryshimin e ligjit për të ndaluar bashkëpunëtoret e ish-sigurimit të shtetit të hyjnë në parlament.
“Këto përralla dhe lojëra nuk funksionojnë me Ilir Metën. Nuk I kanë funksionuar askujt. I.M. do të dalë spiuni ambulant Tao Tao. Një kameleon në shërbim të atij që i ofron një tender dhe një mundësi më të mirë për të jetuar.”
Ndërsa në lidhje me ngjarjen e Gramshit, ish-presidenti i Republikës bëri thirrje që të ndalohet hyrja e shtetasve rusë në Shqipërisë.
Duhet te reflektojme nga ky rast per te forcuar sigurine kombetare e per te motivuar ushtrine tone.”
Edhe Ilir Meta gjatë komunikimit me gazetarët përshëndeti fluturimin e dy avionëve amerikanë B-52 mbi kryeqytetin shqiptar.