LajmeMaqedoni

Në Drenovec dhe Potok disa banorë kanë mbetur pa strehë si pasojë e motit të ligë në Tetovë! Durmishi: Në ora 10 mblidhet Shtabi i Emergjencës

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, shumë rajone në Tetovë janë vërshuar, përcjell TV21. Besar Durmishi nga komuna e Tetovës njoftoi se është intervenuar në disa venbanime dhe se janë pastruar rrugët gati se në të gjitha zonat e prekura.

“Një ekip është në fshatin Sellcë ku vetëm se ka pastruar rrugën dhe është rruga e lëvizshme, ekipi tjetër është këtu në fshatin Xhermë për të pastruar rrugën dhe për ta bërë të lëvizshme. Ekipi tjetër ka qenë në fshatin Reçicë e Vogël, konkretisht tek varrezat ku edhe atje Lumi doli nga shtrati shkaku i problemeve që janë hasur, menjëherë kanë intervenuar, gjithçka është pastruar dhe gjithçka është e lëvizshme, një ekip tjetër ka qenë i angazhuar në fshatin Poroj ku edhe atje te ura pati një defekt dhe rrezikoheshte të dalë lumi nga shtrati, është intervenuar dhe gjithçka është në rregull”

Durmishi tha në Drenovec dhe Potok disa banorë kanë mbetur pa strehë, me çka janë vendosur në hapësirat e zjarrfikësve, ndërsa theksoi se nesër me fillim nga ora 10:00 do të mblidhet Shtabi i Emergjencës.

“Banorë në fshatin Drenovec dhe në Potok, ku shkaku i dëmtimit që ka shkaktuar reshjet e shiut kanë ngelur disa banorë pa strehimore, të cilët janë strehuar tek hapësirat e zjarrfikësve. Që sonte kemi thirru Shtabin e Emergjencës për në ora 10, të shohim dëmet materiale që janë shkaktuar dhe si do t’i kompensojmë”, tha mes tjerash Durmishi duke apeluar te Qeveria që gjatë ditës së nesërme të shpall gjendje krize në Tetovë.

Show More

Related Articles

Back to top button