LajmeRajon

Berisha pasi u bë kryetar i PD-së: Kjo është mrekulli e shqiptarëve në shekullin 21

Kryetari i ri i PD-së, Sali Berisha dje fitoi zgjedhjet për kryetar përballë, Ibsen Elezit.

Berisha u zgjodh me 40.820 vota, ose 93.45%, kundrejt vetëm 2532 vota, ose 5.8% të votave totale të demokratëve.

Berisha nga selia blu u shpreh se kjo është mrekulli e shqiptarëve në shekullin 21 dhe se ka mirënjohje për gjithë demokratët.

“U kthyem. Kjo është mrekulli e shqiptarëve në shekullin 21. Nuk kam një fjalim të gjatë sot, por kam një përulje të madhe dhe një mirënjohje për të gjithë ata demokratë, që në këtë hark kohor, si njerëz të lirë morën pjesë në një proces që do të regjistrohet si mrekullia e shekullit 21. 32 vite më parë një mik i kombit tonë, do tu thoshte shqiptarëve që do të jemi të lirë të zgjedhim udhëheqësit tanë.Kam mirënjohje për të gjitha ata që sot, këtë ditë, lanë obligimet e tyre dhe votuan për të zgjedhur kryetarin e tyre. Ky besim është për mua një detyrim i madh, por ne së bashku do t’ia dalim. Ne jemi ata që kemi për pasion lirin dhe kemi mision procesin që njohu PD-ja dhe t’i njohë e gjithë Shqipëria që ta shpëtojmë. Unë do të bëj gjithçka që ëndrrat e të rinjve të realizohen në këtë vend”, ka thënë ai./21Media

Show More

Related Articles

Back to top button