Shkup, 23gusht – Kompanitë e sigurimeve jo-jetë kanë paguar mbi 45.000 dëme, nga të cilat të siguruarit kanë arkëtuar 2 miliardë denarë (32,9 milionë euro) në gjashtë muajt e parë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i dëmeve të paguara është rritur me 28 për qind, ndërsa vlera e tyre në të njëjtën periudhë është më e lartë për 4 për qind, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Mbi 18,000 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve për klientët që kërkuan rimbursim për shpenzimet mjekësore të mbuluara nga sigurimi i tyre shëndetësor privat.
Nga A;S theksojnë se këtë vit, për herë të parë në historinë e sigurimeve, ndodh që madje 40 për qind e të gjitha dëmeve të paguara të jenë për sigurime shëndetësore private. Këto të dhëna janë një tregues që tregon qartë popullaritetin e këtij lloji të sigurimit vullnetar, por në të njëjtën kohë, përdorimin e tepruar të tij nga të siguruarit.
“Siç pritej, kompanitë kanë paguar shumën më të madhe të fondeve për dëmet e mbuluara nga sigurimi i auto – përgjegjësisë (TPL). Në këtë klasë të detyrueshme të sigurimit, e cila është edhe më e madhja, kompanitë e sigurimit marrin përsipër rrezikun e pagesës së dëmeve nëse i siguruari i tyre është fajtor për dëmin material gjatë një aksidenti rrugor apo fatkeqësie. Të 11 kompanitë e sigurimeve jo-jetë në gjysmën e parë të vitit kanë paguar 1,12 miliardë denarë (18,2 milionë euro), me të cilat janë mbuluar 14,820 kërkesa për dëme për TPL”, theksohet në kumtesën e AMS.
Gjatë kësaj periudhe për sigurim pasuror janë paguar 290,4 milionë denarë (4,7 milionë euro). Në të njëjtën kohë, numri i dëmeve të paguara është ulur për 11.5 për qind, dhe shuma e paguar është pothuajse identike me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kompanitë kanë paguar 248,2 milionë denarë (4 milionë euro) për sigurim kasko të automjeteve, që është 11 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Rritja më e madhe në vlerën e dëmeve të paguara është në sigurimin e shëndetiti në udhëtim. Kompanitë e sigurimeve kanë paguar 24,5 milionë denarë (398.000 euro) ose 2,7 herë më shumë për kompensimin e dëmeve gjatë udhëtimeve të qytetarëve tanë jashtë vendit. Në të njëjtën kohë, numri i dëmeve të paguara i ka kaluar 900 dhe kjo është 3 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021.
Sipas të dhënave të AMS, gjatë kësaj periudhe, dëme kanë paguar të 11-të kompanitë e sigurimeve jo-jetë.