Sektori për Punë të Brendshme-Ohër njofton se gjatë ditës së djeshme në Ohër ka privuar nga liria dy persona, B.F. 50 vjeç nga fshati Pirok i Komunës së Bogovinjës dhe 49 vjeçarin S.C. nga Shkupi.
“Gjatë kontrollit në veturën e tyre të tipit “Mercedes” me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar B.F. është gjetur një qese me 9 paketime me pluhur të bardh. Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate”, njoftojnë nga MPB-ja. /Alsat.mk/