GostivarLajme

Komuna e Gostivarit angazhon 25 punonjës/ Pastrohen mbeturinat në afërsi të ish kazermës

Komuna e Gostivarit ka angazhuar 25 punonjës përmes shpalljes publike për organizimin e punëve publike duke punësuar të papunë me kualifikm të ulët.

Siç njofton kryetari Arben Taravarit, të njejtin sot kanë filluar me punë. Angazhimin e tyre ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij e ka ndjekur nga afër. Ata fillimisht kanë filluar me pastrimin e mbeturinave te ish kazemrat e qytetit.

“Gostivari në punë. Komuna e Gostivarit ka angazhuar 25 punonjës përmes shpalljes publike për organizimin e punëve publike duke punësuar të papunë me kualifikm të ulët dhe të njëjtit sot kanë filluar me punë. Realizimi i këtij programi për punësim vjen përmes Klubit të Punës të Agjencisë për Punësim të RMV-së – Qendra e punësimit në territorin e së cilës ndodhet selia e NJVL-së.

Vlen të theksohet se të njëjtit marrin mëditje ditore prej 600 denarë, duke përfshirë këtu edhe tatimin personal. Me këtë rast, sot vizitova aktivitetin e tyre që ka filluar nga ish kazerma në Banjicë të Poshtme”, shkruan në Facebook, Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që Komuna e Gostivarit fiton një projekt të tillë.

Show More

Related Articles

Back to top button