Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencia për Cilësi të Arsimit të Lartë i përfshijnë studentët në procesin e vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve studimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këtë qëllim, është shpallur konkurs për regjistrimin e studentëve të interesuar për të marrë pjesë në këtë procedurë.
Çdo aplikant duhet të plotësojë disa kushte, gjegjësisht të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ketë statusin e studentit të rregullt në ciklin e parë, të dytë ose të tretë të studimeve në vend, të ketë përvojë të mëparshme në vlerësimin në institucionet e arsimit të lartë në vend ose jashtë vendit dhe të ketë njohuri të gjuhës angleze.
Regjistrimi bëhet me plotësimin e formularit, i cili gjendet në ueb faqen e Agjencisë për Cilësi të Arsimit të Lartë, në linkun në vijim: http://akvo.mk/docs/konkursi/formular%20за%20regjistrim%20-%20student.docx dhe më pas i njëjti, i nënshkruar dhe i skanuar, dërgohet në adresat e mëposhtme të emailit: cvete.stefanovska@tfb.uklo.edu.mk dhe vlado.gicev@ugd.edu.mk. Afati i fundit për regjistrim është 18.09.2022.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës