GostivarLajme

Gostivar, një e moshuar denoncon në polici sulm fizik ndaj saj

Pasditën e djeshme në ora 16:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria gostivarasin A.J., 39 vjeçar i cili paraprakisht është denoncuar nga një 63-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht mjet prej druri rreth orës 14:40 në oborrin e përbashkët të shtëpive të tyre për shkak të keqkuptimeve të ndërsjella.

Më vonë, lidhur me këtë rast, në Stacionin Policor të Gostivarit është thirrur edhe G.J., 65 vjeçar, po ashtu nga Gostivari.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Show More

Related Articles

Back to top button