BotaLajmeRajon

Suspendohen llogaritë në Twitter të 6 ambasadave të Serbisë

Llogaritë në Twitter të ambasadave të Serbisë në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gana dhe Kuvajt, si dhe Konsullata e Përgjithshme në Çikago, janë pezulluar më 18 gusht 2022

Kështu ka njoftuar Ministria e Jashtme e Serbisë, duke thënë se kjo ka ndodhur pa asnjë shpjegim apo mesazh të mëparshëm që tregon për shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në atë rrjet social.

“Pa u ndërhyrë në politikën e biznesit të kompanisë “Twitter”, theksojmë se është e papranueshme që zyrat e përfaqësimit diplomatik të një shteti demokratik që nuk është i ekspozuar ndaj asnjë sanksioni të censurohen në këtë mënyrë, veçanërisht nëse merrni parasysh llogari se disa nga llogaritë e lartpërmendura janë krijuar së fundmi dhe nuk ishin aktive, dhe pjesa tjetër nuk përmbante ndonjë përmbajtje që mund të përshkruhet si e papërshtatshme. Republika e Serbisë është një vend, angazhimi strategjik i të cilit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe ne jemi duke i harmonizuar standardet tona politike dhe demokratike, përfshirë lirinë e medias, me standardet më të larta evropiane. Për këtë arsye, është absurde që një numër i zyrave tona diplomatike dhe konsullore të censurohen në një rrjet social që mburret për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit të opinionit”, thuhet në njoftim.

Tutje, sipas njoftimit, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i është drejtuar kompanisë Twitter me kërkesë që të zhbllokohen llogaritë e zyrave diplomatike dhe konsullore.

“Llogaria në Twitter e Arnaud Guyon, drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në Rajon, javën e kaluar është bllokuar pa asnjë sqarim dhe se në ndërkohë është zhbllokuar. Shpresojmë që bllokimi i llogarive në Twitter të zyrave tona diplomatike dhe konsullore nuk është një përpjekje për të penguar dhe heshtur Serbinë në luftën për të vërtetën, para së gjithash për situatën në Kosovë”, thuhet tutje në njoftimin e MPJ-së serbe.

Show More

Related Articles

Back to top button