Dy autobus kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa dokumentacionin e nevojshëm.
Më datë 22 dhe 23.08.2022 nga ana e doganierëve në Tabanoc është kryer kontroll ku janë vërejtur këto mangësi.
Njëri autobus me targa të Shkupi, i drejtuar nga S.R (40) nga fshati Mojancë, komuna e Haraçinës dhe autobus me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.S (37) nga Tetova. Është konstatuar se kanë bërë transport të udhëtarëve pa posedimin e dokumentacionit të nevojshëm.
Nga ana e Inspektoratit Shtetëror për Transport janë shqiptuar dënime për shoferët dhe autobusët. /SHENJA/