LajmeRajon

“Jam paguar për fotot në Shqipëri”/ Rrëfehet një nga rusët e arrestuar! Dy miqtë e tij: Jemi blogerë

“Jam paguar për të fotografuar objekte të ndryshme në Shqipëri”, kështu ka thyer heshtjen 24-vjeçari Mikhail Zorin para hetuesve duke pranuar se në Shqipëri nuk e solli vetëm pasioni.

I riu ka pranuar se fotografitë në zonën e ujëmbledhësit të Bovillës, portit të Durrësit, në zonën e bregdetit, Korçë e së fundmi në uzinën e Çekinit në Gramsh i ka bërë me porosi nga persona të cilët i jepnin direktiva në rrjetin social Telegram. “Unë në nuk e di për çfarë do të përdoren këto fotografi”, këmbëngul 24-vjeçari i cili pretendon se dhe identitetet e plota të porositësve nuk i di. Ai shton se të tilla porosi i ka kryer dhe në vende të tjera ku ka udhëtuar. Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë i qëndrojnë pretendimit se janë blogerë dhe kanë pasion fotografinë e objekteve të shekullit të XX.

Autoritetet shqiptare kanë dyshime në lidhje me dëshminë e 24-vjeçarit Mikhail Zorin i cili pranon se është porositur për të kryer këto fotografi. Dyshimet janë se 24-vjeçari po merr përsipër pjesën e spiunazhit për të liruar dy miqtë e tij pasi vetë ai nuk i shpëton dot burgut në Shqipëri pasi u kap brenda rrethimit të uzinës dhe spërkati me spray dy ushtarët shqiptarë.

Ka dyshime se kjo mund të jetë një skenar për të cilin tre të arrestuarit të kenë rënë dakord më herët. 33- vjeçarja Svetlana Timofeeva ka një precedent të mëparshëm rreth 1 vit më parë në Egjipt, ku në pranga ra ish i fejuari i saj i cili pas ndërhyrjes së Ministrisë së Jashtme ruse u la i lirë.

Show More

Related Articles

Back to top button