GostivarLajme

Pollog, për katër orë 32 sanksione për vozitje të shpejtë

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për siguri më të madhe në komunikacion rrugorë në Pollog, sot (23 gusht) nga ora 08:00 deri në ora 12:00 në zonën e SPB Tetovë është bërë kontroll i intensifikuar i shpejtësisë me të cilën lëvizin automjetet, në të cilin janë zbuluar dhe janë sanksionuar gjithsej 32 kundërvajtje.

“25 drejtues mjetesh (TE-12 dhe GV-13) kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit dhe 7 (TE) në vendbanim. Për të gjithë drejtuesit e mjeteve janë bërë parashtrimet e duhura dhe do të përballen me gjobat e parashikuara monetare”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Duke pasur parasysh se ka ende frekuencë të shtuar të trafikut në rrugët e këtij rajoni, SPB Tetovë edhe një herë rikujton dhe këshillon drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë kufizimet ekzistuese, sidomos në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit.

“Kjo aq më tepër sepse edhe këto ditë shpejtësia e papërshtatshme është shkaku më i shpeshtë i aksidenteve në komunikacion e sidomos për ato me pasoja më të rënda”, thonë nga SPB-Tetovë.

Gjithashtu apelohet që të mos parakalohet në vende të paligjshme dhe të mbajnë distancën e përcaktuar gjatë lëvizjes në kolonë, por edhe në përgjithësi.

Show More

Related Articles

Back to top button