LajmeSport

Shkëndija “vendase” e Strugës në Strumicë

Derbi shqiptar i xhiros së katërt në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të vendos përballë Shkëndijën dhe Struga Trim&Lum.

Dueli është programuar të luhet të dielën (28 gusht) në orën 16:00 dhe i njejti do të zhvillohet në stadiumin “Mlladost” në Strumicë. 

Në fakt dueli duhej të luhet në Tetovë, por shkaku i gjendjes së terrenit të stadiumit të qytetit, Shkëndija detyrohet të gjejë fushë alternative.

Dy ndeshjet e para të sezonit të ri Shkëndija i luajti si vendase në Strugë, pasi fusha e tetovarëve ishte pezulluar nga Komisioni Disiplinor i FFM-së si pasojë e ndodhive në duelin e sezonit të shkuar, Shkëndija-Shkupi.

Mirëpo edhe tani kur pezullimi kaloi, Shkëndija me gjasë detyrohet gjithë vjeshtën të luajë jashta Tetovës, shkaku i një “gabimi” në tentimin për të renovuar të njejtin.

Show More

Related Articles

Back to top button