Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar sot opinionin se Qeveria ka miratuar informacionin e Ministrisë së Bujqësisë për dëmshpërblimin e bujqve që pësuan dëme në vërshimet e viteve 2016,2017 dhe 2018 në vlerë prej 10% të dëmit të pësuar.
Grubi ka potencuar se procesi i pagesës së këtyre mjeteve do të fillojë të realizohet së shpejti.