LajmeMaqedoni

Në Strugë do të reduktohet ndriçimi i rrugëve për kursim të rrymës

Me reduktimin e ndriçimit rrugor në qytet dhe në vendbanime, Komuna e Strugës do të kyçet në fushatën për kursim të energjisë elektrike. Në pajtim me rekomandimet dhe masat qeveritare, kryetari i Komunës, Ramiz Merko sot pati takim me përfaqësues të EVN-së, furnizimet publike, financat dhe faktorë të tjerë relevantë.

“Në 208 njësi matëse nëpër qytet dhe fshatra do të vendosen pajisje që do ta kontrollojnë dhe matin konsumin e energjisë elektrike, me çka do të eliminohet keqpërdorimi, e njëkohësisht edhe do të kursehet. Do të reduktohen edhe dritat në rrugë në disa pjesë të qytetit dhe në fshatra”, kumtoi shërbimi komunal për shtyp pas përfundimit të takimit.

hapat e këtillë, siç është cekur, ndërmerren për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe faturave të larta për tre deri katër herë, shumë e cila nuk është paraparë në buxhetin e Komunës për vitin 2022.

Komuna e Strugës i bëri thirrje popullatës për mirëkuptim, me premtimin se po punojnë për të mirën e qytetit dhe qytetarëve

Show More

Related Articles

Back to top button