LajmeMaqedoni

Pollog, motoçiklistët nuk respektojnë rregullat e trafikut!

Mbrëmjen e djeshme (23 gusht) në periudhën nga ora 19:00 deri në ora 24:00, nga ana e punonjësve policorë të SPB Tetovë është kryer kontroll i intensifikuar ndaj motoçiklistëve, në të cilin janë konstatuar gjithsej 14 kundërvajtje (TE-10 dhe GV-4). Numri më i madh i kundërvajtjeve (5) ka të bëjë me mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse, pra (TE-3 dhe GV-2), 4 motoçiklistë (TE-3 dhe GV-1) nuk kanë pasur polica sigurimi, 3 nuk kanë pasur leje drejtimi (TE-2 dhe GV-1), 1 ka drejtuar motoçikletë të paregjistruar dhe 1 është konstatuar se ka kryer një lloj tjetër kundërvajtjeje. Motoçiklistët për shkeljet e konstatuara do të përballen me gjoba.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 8 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-3 dhe GV-5).

Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës rikujton motoçiklistët për obligimet e tyre ligjore si shfrytëzues të rrugës dhe konkretisht apelon që të mos ulen para timonit pa e kaluar testin e shoferit dhe pa mjetet e parapara mbrojtëse, në të kundërtën, ata në mënyrë më të drejtpërdrejtë vendosin sigurinë e tyre dhe të drejtuesit e tjerë dhe këmbësorëve në rrezik. Motoçiklistëve gjithashtu u kërkohet të mos lëvizin shumë shpejt dhe të jenë të vetëdijshëm për zhurmën e motoçikletave të tyre, veçanërisht në mbrëmje dhe në rrugët e qytetit.

Aktivitete të tilla dhe të ngjashme kontrolli janë planifikuar në periudhën në vijim dhe të gjitha shkeljet e konstatuara do të sanksionohen efektivisht, e njëjta gjë vlen edhe për ata që përdorin skuter elektrike dhe që nuk do të respektojnë kufizimet dhe rregulloret ligjore.

Show More

Related Articles

Back to top button