LajmeMaqedoni

LSDM: 225 milionë euro nga BE-ja për RMV-në

Socialdemokratët thonë se procesi I eurointegrimeve sjell përfitime për vendin dhe qytetarët, përparimin e infrastrukturës, zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e standardit.

LSDM-ja thotë se BE-ja muajin e kaluar, për Maqedoninë e Veriut, ka miratuar grante me vlerë të përgjithshem prej 225 milionë euro, për projekte të mëdha investuese. Sipas socialdemokratëve me 150 milionë euro, financohet ndërtimi I lidhjes hekurudhore me Bullgarinë në kuadër të Korridorit 8, por ka edhe mjete tjera.

“Mjete evropiane destinohen edhe për energjetikën, që është e rëndësishme në kushte të krizës. Prej tyre 1.6 milionë euro për furnizimin e pajisjeve për Oslomej 1 – Stacioni fotovoltaik dhe 5 milionë euro për Osllomej 2 dhe Manastir – Centrali fotovoltaik. Me grant prej 70 milionë euro financohet ndërtimi I stacionit filtrues për ujra atmosferik në Shkup” – deklaroi Darko Kaevski, LSDM.

Sipas LSDM-së, me mjete evropiane do të përmirësohet infrastruktura, energjetika, mbrojtja e mjedisit jetësor, kurse vazhdon mbështetja e vazhdueshme e BE-së për sektorin e bujqësisë që zhvillohet përmes programeve IPA 3 dhe IPARD 3.

Show More

Related Articles

Back to top button