LajmeRajon

Zbulohet shkresa/ SPAK hetime për Ilir Metën

Tiranë- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Pas kallëzimit të depozituar nga ish-deputeti Halit Valteri, SPAK i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kopje të formularit të vetëdeklarimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funskione publike”.

Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish-deputeti Halit Valteri, pas një artikulli të botuar në gazetën austriake, “Kronen Zeitung”, e cila akuzonte ish-Presidentin Ilir Meta se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të ish-Presidentit Amerikan Donald Trump.

Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, të botuara nga media austriake, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited. Por në atë kohë, Meta mohoi gjithçka duke u shprehur se ai dhe Vasili kanë pasur ftesë zyrtare. Po ashtu, edhe Kryemadhi ka mohuar çdo akuzë për fshehje pasurie.

Sot në një tjetër reagim, vetë ish-Presidenti Meta, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë shkruan se drejtësia e popullit nuk ndalet, duke paralajmëruar ‘betejë’ në shtator. (noa.al/M.D)

Show More

Related Articles

Back to top button