LajmeRajon

Nis takimi i Osmanit me Escobarin dhe Lajçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është në takim me dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësin evropian të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi po mbahet i mbyllur për medie.

Pas takimit me presidenten Osmani, Lajçaku dhe Escobari do ta takojnë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Dy emisarët ndërkombëtarë po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Kosovë, në tentim të arritjes së një zgjidhjeje për dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumente dhe targa ilegale.

Show More

Related Articles

Back to top button