LajmeMaqedoni

Konferencë e parë globale CEFE për sipërmarrje

Konferenca e parë globale CEFE për sipërmarrje fillon sot në Shkup. Në konferencën dyditore, shënohen 25 vjet nga ekzistenca e metodologjisë CEFE për krijimin e sipërmarrësve në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan.

Siç informojnë organizatorët, në aktivitetin do të marrin pjesë një numër i madh folësish ndërkombëtarë nga Venezuela, Filipinet, Turqia, Gjermania dhe Sllovenia, si dhe bashkëbisedues nga vendi të cilët për herë të parë do të flasin në temën se si sipërmarrja mësohet edhe tek fëmijët, sipërmarrja sociale si dhe mundësitë që ofron programi Erasmus+ në Maqedoninë e Veriut, ndërsa mundësojnë bashkëpunim me njerëz nga e gjithë bota.

Fjalë përshëndetëse në këtë ngjarje do të kenë kryetari i CEFE Maqedoni, Jovan Stalevski, Zoran Vitanov – bashkëthemelues i CEFE Maqedoni dhe Marlinde Barenz – drejtore e CEFE International.

Show More

Related Articles

Back to top button