Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë në TV Sitel paralajmëroi se fillimisht duhet ndërruar Kushtetuta dhe pastaj të nisin negociatat sipas kapitujve me BE-në.
Ai theksoi se pas përfundimit të procesit të skriningut dhe para fillimit të negociatave sipas kapitujve do të duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese që do të duhet të përfshijnë edhe pjesë të nacionaliteteve të tjera që jetojnë në shtet dhe që nuk shkruhen në preambulën e Kushtetutës.
“Për momentin po flasim për bullgarët, kroatët, malazezët, por një pjesë e popullit izraelit tashmë që kanë shprehur një dëshirë të tillë, egjiptianët tashmë kanë paraqitur një kërkesë zyrtare. Ne jemi një shoqëri multikulturore, multi-konvencionale dhe si të tillë jemi dëshmuar në Evropë, praktikisht ne përfaqësojmë një shoqëri që është Evropa në miniaturë sepse Evropa është një komunitet i diversitetit dhe mendoj se nuk duhet të ketë asnjë problem për ato ndryshime kushtetuese”, tha Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë ka filluar negociatat me BE-në, tashmë është publikuar kalendari i procesit të skriningut, më 14 shtator ekipet do të jenë në Bruksel, ku edhe zyrtarisht mbahet takimi i parë.
Ai tha se këtu do të angazhohen të gjitha institucionet dhe ekspertët që kemi, por do të angazhohen një numër i madh ekspertësh që nuk janë pjesë e institucioneve qeveritare, që do të thotë se ekspertë nga sektori akademik, nga sektori i biznesit do të të angazhohen edhe nga sektori joqeveritar dhe të gjithë ata që mund të kontribuojnë në përfundimin sa më të shpejtë të këtij procesi.