LajmeMaqedoni

Medat Kurtovski mer detyrën si kryetar komune i Mavrovës dhe Rostushes, i dorëzohet certifikata

Pas publikimit të Konkluzionit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për njoftimin e përfundimit të rezultateve të votimit për Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, kandidati Medat Kurtovski zyrtarisht u bë kryetari i ri. Në një ceremoni rasti në selinë e komunës, atij iu dorëzua certifikata për kryetar të zgjedhur.

Kryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Ivana Gjorgjiovska, së bashku me anëtarët e KKZ-së, janë takuar me Medat Kurtovskin, kandidatin e koalicionit “Më e mira për komunën time” të udhëhequr nga LSDM-ja, të cilët i falënderoi për angazhimin e tyre në procesin zgjedhor.

“Dua t’i falënderoj përzemërsisht kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve për procesin e suksesshëm zgjedhor. Me këtë rast dua t’i falënderoj edhe punonjësit e komunës për pritjen e ngrohtë. Vazhdojmë së bashku për të mirën e komunës sonë”, tha Kurtovski.

Medat Kurtovski e ka drejtuar Komunën e Mavrovës dhe Rostushës për një mandat dhe kandidoi dy herë, por një herë për shkak të mungesës së regjistrimit dhe mosparaqitjes së kandidatit kundërshtar, zgjedhjet u përsëritën. Në zgjedhjet e fundit ai fitoi 3266 vota, gjegjësisht 60,53 për qind të votuesve që kanë votuar.

Show More

Related Articles

Back to top button