GostivarLajme

Gostivar, Shkolla e Mesme e Mjekësisë me fasadë të re për efikasitet energjetik

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në qytetin e Gostivarit ka filluar punimet për fasadën e re nga pjesa e jashtme, me efikasitet energjetik, e cila do të jetë me pamje moderne të ndryshuar në stil specifik vizual dhe estetik. Me këtë rast, kjo shkollë u vizitua nga udhëheqësja për Arsim pranë komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe nga ku së bashku me drejtorin Elbash Abazi bënë të ditur se punimet do të zgjasin një muaj, ndërsa mjetet financiare janë siguruar nga pushteti lokal. “Duka pasur parasyshë shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe të gjitha derivative për ngrohje, në bashkëpunim me komunën e Gostivarit, vendosëm që të rregullojmë fasadë të re e cila do të jetë me efikasitet energjetik”, tha me këtë rast drejtori i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Gostivar, Elbash Abazi. Pushimi verorë është shfrytëzuar për të investuar edhe nëpër shkolla të tjera të qytetit me rrethinë, bëri të ditur Aslian Snopçe, udhëheqëse për Arsim pranë komunës së Gostivarit. “Përpos shkollës së mesme të mjekësisë punohet edhe te gjimanzi i qytetit ku vazhdon faza e dytë e ndërrimit të dritareve, në shkollën ‘Përparimi’ në Çegran poashtu punohet në rregullimin e fasadës së jashtme, punohet edhe te sholla e fshatit Debresh, te shkolla fillore ‘Bashkimi’ në qytet, etj. Ndërkohë, me intensitet të lartë punojmë edhe nëpër çerdhet e qytetit ku poashtu janë duke u realizuar disa investime dhe siç e dini jemi në ndërtim e sipër edhe të një onbjekti të ri të çerdheve”, deklaroi mes tjerash Aslian Snopçe, udhëheqëse për Arsim pranë komunës së Gostivarit. Snopçe bëri të ditur se me kohë janë kryer edhe të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollorë. Ajo shtoi se komuna e Gostivarit vazhdimisht investon në arsim dhe siguron kushte më të mira hapësinore dhe të tjera për mësimdhënie dhe aktivitetet jashtëshkollore, në përputhje me kompetencat e vetëqeverisjes lokale.

Ndryshe, në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Gostivar mësimin e ndjekin 1.100 nxënës në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe turqisht.

Show More

Related Articles

Back to top button