LajmeMaqedoni

Në qershor, 71.4 për qind e energjisë elektrike të konsumuar ka ardhur nga burimet e brendshme

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, gjatë muajit qershor të vitit 2022, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 521 750 МWh energji elektrike, 3. 139 mil. nm3 gaz natyror, 436 990 ton qymyr dhe 97 452 ton produkte të naftës.

Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 71.4 % në harxhimin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, ndërsa 97.1 % nga harxhimi i përgjithshëm i qymyrit është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike.

Show More

Related Articles

Back to top button