Një tridhjetë e katër vjeçare nga Gostivari, mbrëmë (24 gusht) në ora 23:30 ka raportuar në SBP Tetovë se rreth orës 20:00 në shtëpinë e vëllait të saj në Gostivar, ku ishte për vizitë, është sulmuar fizikisht nga i afërmi i tyre. R.I (51) nga fshati Gjurgjevisht për shkak të keqkuptimeve të ndërsjella familjare.
“Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga policia.