Ministria e Punëve të Brendshme, një ditë e tërë pasi u shfaq informacioni se policët nuk kanë sigurim shëndetësor për shkak të kontributeve të papaguara, reagon duke sqaruar se të gjitha kontributet janë paguar në kohë.
“Në lidhje me konferencën për shtyp të njërës prej sindikatave në MPB, informojmë opinionin se për të gjithë punonjësit e MPB-së janë paguar kontributet brenda afateve të përcaktuara me ligj, por ka lindur problem kur regjistrimi i një personi të cilit i janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore në mënyrë retroaktive dhe i cili është rikthyer në punë me vendim gjykate pasi i është ndërprerë më herët marrëdhënia e punës”, tha ministria.