LajmeMaqedoni

Petrovska: Interesimi për ushtar profesional është rritur dukshëm

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, thotë se interesimi për profesionin e ushtarit profesionist nga viti në vit është gjithnjë e më i madh, duke përkujtuar se në vitin 2017 për një vend ka pasur gati dy kandidatë, ndërsa në konkursin e fundit për një vend ka pasur nëntë kandidatë.

Petrovska në intervistën e sotme në TV21 edhe njëherë e paralajmëroi Konkursin për pranimin e 200 ushtarëve të rinj profesionistë, i cili do të shpallet në shtator.

“Kjo tregon se seriozisht rritet interesi dhe me siguri atraktiviteti i profesionit të ushtarit profesionist është në rritje, dhe përfitimet e përmirësimit të kushteve për kryerjen e asaj detyre, përveç asaj që kemi folur deri më tani në fushën e modernizimi dhe prokurimi i pajisjeve, sepse kjo është ajo që u nevojitet ushtarëve. Po punohet shumë në përmirësimin e kushteve të punës në të cilat punojnë edhe ushtarët profesionistë, por natyrisht edhe i gjithë personeli civil dhe ushtarak në Armatë të cilët janë të përfshirë me Ligjin për shërbimin në ushtri”, tha Petrovska.

Ministrja potencon se nëse shikojmë nga perspektiva e njerëzve të parë në mbrojtje, ministri i parë i mbrojtjes, shef i Shtatmadhorisë dhe president i shtetit në këto 30 vite të fundit, ata me siguri janë krenarë për atë që sot është arritur, gjegjësisht atë që kemi sot si ushtri dhe si pjesë e sistemit të mbrojtjes në vendin tonë.

Duke folur për buxhetin e mbrojtjes dhe shfrytëzimin e tij, ministrja Petrovska theksoi se buxheti i mbrojtjes viteve të fundit ka shënuar rritje dhe se ky trend do të vazhdojë.

“Më shumë se 30 për qind e buxhetit të mbrojtjes përdoret për modernizimin e Armatës. Buxheti i mbrojtjes po rritet dhe po përdoret si duhet – jo vetëm për paga dhe kontribute të punëtorëve, por edhe për modernizimin e Armatës, investime të reja dhe fuqizimin e resurseve njerëzore”, tha ministrja Petrovska.

Përveç rritjes së buxhetit dhe proceseve të modernizimit dhe pajisimit, ministrja Petrovska potencoi se me ndryshimet dhe plotësimet e reja në Ligjin për shërbimin në ushtri kontribuojnë për të pasur një ushtri mjaft të motivuar, e cila është gjithmonë e gatshme të përballet me sfidat në nivel kombëtar.

Show More

Related Articles

Back to top button