Ballkani ka shkruar historinë e futbollit kosovar mbrëmë. Klubi kampion i Kosovës është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Suharekasit arritën ta mposhtnin në dy ndeshjet ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupin, shkruan Gazeta Express.
Mbrëmë janë kompletuar 32 ekipet që do të garojnë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
E Ballkani gjendet në vazon e katërt, ndërsa mund të ketë punë me ekipe të forta si Villarreal, West Ham, Basel e Fiorentina.