LajmeRajon

Nga marrëdhëniet bilaterale, tek situata në Rajon/ Rama zbardhe detajet, çfarë diskutoi me kryeministrin e Luksenburgut

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Luksenburgut Xavier Bettel kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp, pas diskutimit kokë më kokë.

Në fjalën e tij, Rama zbardhi disa nga detajet e takimit dhe foi mbi atë se çfarë u diskutua.

Rama tha se hapja e negociatave nuk ishte pjesë e diskutimit, pasi sipas tij negociatat u hapën, ndërsa tha se marrëdhëniet bilaterale dhe situate në rajon ka qenë në qendër të vëmendjes.

Kryeministri po ashtu bëri me dije se së shpejti do të shkojë në Luksenburg për një takim me Dhomën Tregtare, për të rritur investimet në Shqipëri.

“Kemi diskutuar poër atë që vjen më tutje. Kemi hequr nga agjenda e diskutimeve hapjen e negociatave. Kemi folur dhe kemi mbajtur të  njëjtin qëndrim për agresionin rus, duke mbështetur Ukrainën. Kemi folur Për afrimin politik të BE dhe vendet që duan të bëjnë pjesë. Kemi folur edhe për marrëdhëniet bilaterale. Luksenburgu është një vend shumë I vogël në përmasa porn ë një peshë të madhe njësoj si  floriri që peshën e ka të vogël po vlerën të madhe.

Ne dëshrojmë të kemi më shumë interes dhe aktivitet nga kompanitë luksemurgeze. Kryeministri ka propozuar edhe për një takim dhe dhomën tregtare të Luksenburgut.

Luksemburgu ka një komunitet shqiptarësh të admiruar. Dua të falenderoj kryeministrin edhe për interesimin e tij për Rajonin. Është e rëndësishme të kuptohet se Luksenburgu në tryezën e BE është I rëndësishëm. Përpjekja pëe të nxitur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe klimës në Bosnje, janë pjesë e agjendës së interest të Luksenburgut dhe kryeministrit”, tha Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button