LajmeMaqedoni

Tridhjetë vjet marrëdhënie diplomatike me Turqinë – lidhje historike, miqësi dhe bashkëpunim

E shohim të ardhmen e përbashkët të vendeve tona dhe rajonit në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, mirëpresim mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për fillimin e negociatave për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Jemi të vendosur t’i forcojmë marrëdhëniet e shkëlqyera midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, dhe t’i avancojmë përmes një dimensioni të ri, në të mirë të dy popujve dhe partnerëve tanë, theksohet në deklaratën e përbashkët të ministrive të punëve të jashtme të dy vendeve me rastin e shënimit të 30 vjetorit të formimit të marrëdhënieve diplomatike.

“Sot e festojmë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë. Lidhjet e thella historike, kulturore dhe njerëzore të popujve tanë i bëjnë marrëdhëniet tona të jashtëzakonshme. Marrëdhëniet tona, të bazuara në themele të fuqishme, vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha sferat. Do ta forcojmë bashkëpunimin tonë me mirëkuptimin që mer parasysh stabilitetin, prosperitetin dhe progresin e Ballkanit, pjesë e të cilit jemi edhe ne. Në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë të kontribuojmë në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal në sfera të tilla si tregtia, investimet, energjia, transporti, kultura dhe arsimi”, thuhet në kumtesë.

Si aleatë në NATO, do t’i forcojmë përpjekjet tona të përbashkëta për t’u përballur me sfidat e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. Do të bashkëpunojmë kundër të gjitha formave të terrorizmit.

Bashkësia turke në Maqedoninë e Veriut si një nga popujt shtet-formues të Maqedonisë së Veriut, dhe qytetarët e Turqisë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, krijojnë një urë unike miqësie dhe bashkëpunimi. Do të vazhdojmë të përfitojmë nga projektet e përbashkëta në sfera të ndryshme dhe ta vlerësojmë lartë kontributin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë që jetojnë në Turqi, respektivisht në Maqedoninë e Veriut, në marrëdhëniet dypalëshe.

Show More

Related Articles

Back to top button