GostivarLajme

Dua hatme nga nxënësit e Xhamisë së fshatit Çajlë

Në Xhaminë e Re të Parë në fshatin Çajlë, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të hatmeve të Kur’anit Famëlartë nga nxënësit dhe nxënëset e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami tek mualimi Mr. Suhejb Alili. Në këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve dhe mysafirëve të shumtë, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga Muftinia e Gostivarit. Në fjalën e tij rastit, profsor Sherif Dehari, referent pranë Muftinisë së Gostivarit potencoi faktin se mësimbesimi islam nëpër mektebet e xhamisë është forma ku mësohen të drejtat dhe bazat e Islamit dhe i Kur’anit Famëlartë. Njëherit lart çmoi punën e palodhshme të Mr. Suhejb Alili në punën e tij, që u pa edhe nga vet nxënëset dhe nxënësit e mësimbesimit.

 Më tej, fjalë rasti pati edhe Harbin Osmani, poashtu referent pranë Muftinisë së Gostivarit, i cili theksoi se mektebet e xhamisë janë rruga më e mirë për zhvillimin dhe prezantimin e Islamit nga fëmijët, ku ata me mësimet e tyre paraqesin kulturën, dijen dhe njohuritë në familje, shoqëri e më gjerë. Duanë e hatmes e bëri vaizi i kësaj xhamie, Abdylshyqyr Alili. Në fund të programit, u bë shpërndarja e diplomave dhe mirënjohjeve nga ana e referentëve nga Muftinia e Gostivarit me të cilat u dekoruan nxënësit, imami i kësaj xhamie dhe Këshilli i Xhamisë.

Ndryshe, numri i nxënësve që bënë hatme në këtë solemnitet ishte 26.

Show More

Related Articles

Back to top button