LajmeRajon

Qytetarët nga Kosova drejt bregdetit të Shqipërisë, radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Ditët e fundit te gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.

Radhë kilometrike janë vërejtur sot që në orët e para të mëngjesit në segmentin Morine –Kukës, shkruan abcnews.al.

Radhët ende vazhdojnë në këtë segment. Mijëra qytetare nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobusë  po i drejtohen bregdetit shqiptar.

Radha e gjatë është edhe segmenti Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve që po shkojnë në bregdet. Kujtojmë se në Morinë nuk ka kontrolle kufitare sipas marrëveshjes se dy qeverive. 

Show More

Related Articles

Back to top button