LajmeSport

Guardiola fiton titullin e dhjetë si trajner

Manchester City kreu një përmbysje spektakolare ndaj Aston Villa. Ekipi i Steven Gerrard po fitonte 0-2 deri në minutën e 76’, titulli ishte afër “Anfield”, por Gundogan (2x) dhe Rodri shënuan tre gola brenda pesë minutave dhe festa mbeti në “Etihad”.

Një sukses drithërues që solli titullin e tetë në histori dhe të katërtin në pesë vitet e fundit, duke fituar rivalitetin e jashtëzakonshëm me Liverpoolin e Jurgen Klopp. Festë dhe lot edhe për Pep Guardiolën, i cili dominoi Premier League për herë të katërt në stolin e “Cityzens”.

Gjatë 13 viteve si trajner, 51-vjeçari katalans ka fituar plot 10 tituj kampionë: tre me Barcelona, po kaq me Bayern Munchen dhe katër me Manchester City. Ndërkohë, ky ishte trofeu numër 32 që Guardiola fiton si trajner.

“Ne jemi legjenda. Ne do të mbahemi mend.Madhështia e suksesit tonë lidhet me madhështinë e rivalit. Nuk kam parë kurrë një ekip si Liverpooli në jetën time”, deklaroi trajneri pas fitores që solli titullin e radhës.

Show More

Related Articles

Back to top button