Kryetari i VMRO – DPMNE-së akuzoi se kompania Elektranat e Maqedonisë së Veriut për vetëm shtatë ditë ka dëmtuar qytetarët për 22 milionë denarë me shitjen e tepricës së natës të rrymës. Ai në një post në rrjetin social në Facebook ka shkruar se tepricat e natës shiten për çmim shumë më të ulët për dallim nga çmimi i bursës referuese HUPX, transmeton Portalb.mk.
“Çmimi sipas së cilit janë shitur këto teprica të natës është 303,75 €/MWh! Për të njëjtin atë periudhë çmimi i rrymës në HUPX (bursën referuese gjatë përcaktimit të çmimit të rrymës në Maqedoni) është 506 €/MWh. Dallimi në çmim është: 1750 MWh x (506-303,75)€ = 353.937€ Konkludimi: Maqedonia, qytetarët dhe ELEM/EMV për vetëm 7 ditë janë dëmtuar për 22.000.000 denarë dhe në vend të teprica t’i ofrohen ekonomisë e cila paguan sipas rrymës HUPX dhe lufton që të mbijetojë dhe t’i mbajë punëtorët, paratë vidhen dhe përfundojnë në xhepa privatë”, akuzoi Mickoski.
Nga kompania EMV thonë se shitja bëhet në ankand publik dhe tenderim. Kompania ka marrë katër oferta prej 140, 266, 293 dhe 303 euro për megavat orë.
“Është zgjedhur oferta më e lartë që është marrë. Duke pasur parasysh çmimet që janë marrë nga më shumë ofertues, shihet qartë se çmimi i arritur është ai që është real për gjashtë ditët në fjalë. Në ankandet e SHA EMV për tepricat e natës të energjisë nga ora 02-07 mund të paraqitet të blejë çdo subjekt i cili është në tregun e lirë: tregtarët, subjektet ekonomike, institucionet shtetërore etj, nëse kanë nevojë për energji elektrike në ato orë. Në lidhje me deklaratat dhe krahasimet e liderit të partisë opozitare, Hristijan Mickoski, EMV nuk bën shitje të energjisë në HUPEX, por shet në vend. Të gjitha harxhimet më tej nëse ajo energji dërgohet jashtë, i bartë blerësi, siç është blerja e kapaciteteve ndërkufitare dhe shpenzimet e tjera në tregtinë e bursës, që rrisin çmimin përfundimtar në bursë.
Nga kompania akuzuan se, Mickoski shtrembëron faktet dhe i paraqet në mënyrë të rrejshme të dhënat.
“Kur veç më Hristijan Mickoski dëshiron të flasë në temën e blerjen dhe shitjes së energjisë elektrike, të rikujtojmë se Mickoski është ai i cili në mandatin e tij në SHA EMV blente energji elektrike 250e/MWh në kohën kur rryma shitje për 70е/MWh. Çdo person me pak dinjitet personal do të mendjë para se të hyjë me shtrembërime të këtilla të fakteve si të sotshmet dhe paraqitjen e rrejshme të të dhënave në kushte të krizës gobale energjetike, derisa për veprimet e tija kur nuk ka pasur krizë – nuk ka dhënë asnjëherë përgjigje”, reaguan nga EMV.