LajmeRajon

Golob: Parlamenti slloven të mërkurën mund të votojë kryeministrin e ri

Presidenti slloven Borut Pahor sot do të fillojë bisedimet me grupet parlamentare për kandidatët për kryeministër në përbërjen e Qeverisë së re.

Me shumë mundësi kandidat do të jetë lideri i Lëvizjes për Liri, Robert Golob, kurse kuvendi mund të votojë për kryeministrin e ri të mërkurën.

Nëse gjatë bisedimeve me grupet parlamentare konfirmohet mbështetje e mjaftueshme për Golob Pahor do ta propozojë zyrtarisht për kryeministër.


 Parlamenti slloven mund të votojë për kryeministër 48 orë pas nominimit dhe jo më vonë se shtatë ditë, por votimi pritet të mërkurën.

Për zgjedhjen e kryeministrit nevojitet shumicën në parlament kurse votimi bëhet me votim të fshehtë.

Pasi të zgjidhet, kryeministri ka afat 15 ditë për të emëruar kandidatët për ministra.

Show More

Related Articles

Back to top button